Picard-i është një etiketues ndërplatformësh muzike që bazohet në bazën e të dhënave MusicBrainz.
Shkarkojeni Picard-inPicard-i mbulon krejt formatet popullore për muzikën, përfshi MP3, FLAC, OGG, M4A, WMA, WAV, etj.
Picard-i përdor bazën e të dhënave të hapët dhe të mirëmbajtur nga bashkësia MusicBrainz për të dhënë informacion të përpiktë rreth milionash hedhjesh muzikore në qarkullim.
Picard-i përdor shenja gishtash AcoustID audio, duke lejuar që kartelat të identifikohen nga muzikë faktike, edhe nëse s’kanë tejtëdhëna.
Picard-i mund të kërkojë për CD të tëra muzikore me një klikim.
Picard-i licencohet sipas GPL 2.0 ose të mëvonshëm dhe strehohet në GitHub, ku zhvillohet aktivisht nga disa programues të mrekullueshëm.
Picard-i mund të gjejë dhe shkarkojë kapakun e saktë për albumet tuaja.
Një gjuhë script-imi e zhdërvjellët, por e kollajtë për t’u mësuar, ju lejon të specifikoni saktësisht se si do të emërtohen kartelat tuaja muzikore dhe se si do të duken etiketat.
Nëse ju duhet një veçori e caktuar, mund të zgjidhni nga një përzgjedhje shtojcash të gatshme, ose të shkruani tuajën.